Është nisur nga Italia drejt Shqipërisë anija Libra, e cila do të sjellë në kampet e emigrantëve në Shëngjin, 8 refugjatë, të kapur dy ditë më parë në jug të Lampedusës.
Sipas ANSA-s, anija italiane pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme në mëngjes. Ashtu si herën e kaluar, azilkërkuesit do të zbresin në Shëngjin dhe më pas do të dërgohen në qendrën e Gjadrit.
“La Repubblica” shkruan se anija Libra u nis drejt Shqipërisë, me vetëm tetë persona në bord, nga nëntë që u zgjodhën fillimisht, pasi një burrë nga Bangladeshi u gjykua shumë i vjetër dhe me shëndet shumë të dobët.
Kujtojmë se ky është udhëtimi i dytë i Libras drejt Shqipërisë, pasi pak javë më parë solli në kampe 16 emigrantë, të cilët nuk qëndruan për shumë gjatë. Pa kaluar shumë ditë, të gjitha ata u rikthyen në Itali. Vendimi u mor nga Gjykata e Romës, e cila vendosi kthimin e tyre në Itali, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe, për këtë arsye, emigrantët duhet të qëndron