Rama: Po pastrohet çdo centimetër rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam…

Aktualitet

Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmenti rrugor, kufitar dhe bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook” disa foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë – Qafë Botë – Sarandë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë – Qafë Botë – Sarandë. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmenti rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”, shkruan kryeministri Rama.