Letra nga burgu i Greqisë i Adem Rusit – 5 vite më pas u gjet i vdekur brenda ne makinën e policisë

Greqi

Është një letër e shkruar nga Ademi nga burgu i Larisës drejtuar drejtorit të shkollës në 3 mars të 2017.Ademi ishte një nga 75 te denuar që ndoqi shkollën dy-vjeçare në burgun e Larisës, ndërsa pesë vite më pas gjendet i varur me lidhëset e këpucëve në makinën e policisë.

Ademi është viktima e 69 që ka gjetur vdekjen në këto burgje të vendit fqinjë.

Ai ishte një nga të burgosurit e shumtë të burgjeve të Larisës. Është një nga nxënësit e Shkollës së Shansit të Dytë (SDE) të burgjeve të Larisës. Ai zgjodhi t’i jepte vetes një mundësi tjetër dhe të kthente jetën e tij. Pak kohë më parë ai nuk e dinte fare gjuhën greke, Ishte i shqetësuar, pasi në korrik përfundonte vitin e 2-të të studimeve në shkollën e burgut.

Ademi dëshironte të vazhdonte shkollën dhe e bëri këtë. Ai e konsideron atë gjënë më të rëndësishme në jetën e tij. Kështu ai zgjodhi t’i dërgonte një letër drejtorit të shkollës, Giorgos Tranta, ku i kërkonte të bënte gjithçka për të vazhduar mësimet. Një frazë bie në sy në letër: “Mos e kthe mbrapsht shkollën që na ke dhënë”. Frazë që tregon dashurinë e Ademit për dijen dhe shpresën për të ecur përpara siç përmend ai.

Letra e tij drejtuar drejtuseit të shkollës Giorgos Trantas

“Unë jam Ademi dhe dua të vazhdoj studimet. Shkolla është shpresa e vetme për mua. Mos e kthe mbrapsht shkollën që na ke dhënë. Ju lutem, ju që keni mundësi, na ndihmoni të ecim përpara, të përmirësojmë sa më shumë mënyrën tonë të të menduarit dhe t’i shohim gjërat ndryshe nga shumë anë. Unë personalisht dua të vazhdoj shkollën, edhe pa mëditje. Do të bëj gjithçka që është e mundur për të vazhduar mësimet. Shkolla është shpresa e vetme për mua”, shprehet ndër të tjera në letrën e tij Adem Rusi.


Drejtori i Shkollës së 2-të të Shansit të Dytë të burgjeve të Larisës, Giorgos Trantas, i prekur thellë nga letra që mori nga Rusia, shpjegon se të burgosurit mund ta kapërcejnë rutinën e burgut vetëm me punësim dhe arsimim, ndërsa theksoi se po bëhet përpjekje për të vazhduar programin e edukimit.