Është Karoline Nordengrip e stërvitur në ushtrinë suedeze – Cili ishte reagimi i bashkëshortit të saj
Politikanja suedeze 43-vjeçare Karoline Nordengrip la familjen e saj, jetën e qetë si rrogën e majme, karrierën ambicioze në politikë dhe bashkëshortin e saj që e adhuron. Por ajo hoqi dorë nga të gjitha për të qenë në frontin e luftës në Ukrainë.
Suedezja e guximshme vendosi papritur të linte gjithçka pas dhe të rrezikonte, duke vënë në rrezik jetën e saj çdo ditë. “Unë hoqa dorë nga gjithçka, duke vendosur brenda natës të jem në vendin e shkatërruar nga lufta për të ndihmuar ukrainasit që po përpiqen të shfarosin armikun”, thotë 43-vjeçarja në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.
Politikanja 43-vjeçare është përgjegjës për çështjet ushtarake, ishte anëtar i komitetit të Ministrisë suedeze të Mbrojtjes. Dy ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, ajo paketoi valixhet dhe priti dritn “jeshile” që të vishte uniformën ushtarake.