“Që politika të mos e vrasë akoma më shumë ekonominë”. Historia politike e shumë vendeve tregon se rotacionet ndodhin më shumë nga grryerja e maxhorancave nga keq qeverisja, korrupsioni, kapja e shtetit nepotizmi dhe sëmundje të tjera të rënda që kanë si shkak të tyre, pushtetin absolut. Rritja e tendencave për pushtet absolut shkon krah për krah me reduktimin dhe varfërimin e lirive ekonomike e politike si edhe me përkeqësimin e pritshmërive për të ardhmen.
Promovimi i “politikanëve parafabrikat” e ka përkeqësuar demokracinë e brendëshme të partive politike.
Modeli i zhvillimeve pozitive në partitë që rrezikohen nga pushtetet absolute politike dhe ekonomike, nëpërmjet rizgjimit të ndjesë së përgjegjësinë ndaj vendit mbi atë ndaj partisë, angazhimi edhe i personaliteteve me përgjegjësi morale dhe politike brenda këtyre partive, për ta ndëprerë përqëndrimin e të gjitha pushteteve në pak duar dhe për kohë të gjatë, duhet konsideruar mision fisnik ndaj vendit.
Çdo hezitim i mëtejshm rrit pasojat negative të pushteteve absolute ndaj ekonomisë, ndaj jetës së përditëshme të shqiptarëve.