MANASTIR TEMPULLI DENTITETIT SHQIPTAR

Kulture

(poezi recituar në Muzeun e Manastirit 20/11/2024)

 

Manastir i alfabetit.

Tempull drite i shqiptarisē.

E vulose identitetin.

I dhe emër kombētarisë.

 

Këtu u mblodhēn burrat e dheut.

Trashëgimtarë të Skēnderbeut.

Alfabetit i dolēn zot.

Me shkruajtë gjuhën që gëzojmë Ne sot.

 

Manastiri ynē i historisē.

Burrat e penēs e tē mençurisë.

Nē atë tempull trimat i prite.

Gjuhēn shqipe nē dritë e qite.

 

Nē Nëntor tē 1908 – tës.

Gjuhētarët aty dhanē besën.

Gjuhës e trollit ti dalim zot.

S’ka tē dytē në këtē tokē

 

Krajla e pushtues shpirti t’iu dridhet.

Gjuhën tonē kurrē s’na e mohoni.

Çdo germë jona flet gjak trimash.

Truall e gjuhē kurrē s’na i sundoni.

 

Manastir zemra e shqiptarëve.

Këtu u nënshkruam abetaren.

Gjuhës Shqipe vulēn ia dhanē.

Shkrojnave tē arta tē dheut amē.

 

Miranda Troci Derti