Masa për conoravirusin në burgjet greke/ Anulohen lejet e të burgosurve.

Greqi

Ministria greke e Drejtësisë ka nisur implementimin e një plani të posaçëm për të përballuar përhapjen e Covid-19 në burgjet greke.

Sipas kësaj ministrie janë anuluar të gjitha lejet për të burgosurit u pezulluan të gjitha transferimet e të dënuarve. Janë shtuar rojet dhe masat e sigurisë brenda dhe në perimetrin e insitucioneve të riedukimit, për të shmagur revoltat dhe tentativat e arratisjeve. Janë dezifektuar të gjitha ambientet e burgjeve dhe janë marrë masa për pastrim dhe dezifektim të të gjitha ambienteve, të paktën një herë në javë.

Masa janë marrë edhe për pakësimin e lëvizjeve brenda godinave të të njëjtit burg. Në burgun e grave në Koridhalos është ngritur një ambient për të karantinuar të gjithë të prekurit, me 120 dhoma. Ndërkohe janë ndaluar edhe ushqimet dhe veshjet nga jashtë insitucioneve, si dhe me urdher te posaçem, te gjithe te denuarve iu matet temperatura dhe kontrollohen për simptoma çdo ditë.

Ne 28 burgjet greke mbahen më shumë se 10400 të denuar, mes tyre rreth 2600 shqiptarë, ndersa nje numer ende i paqartë janë emigrantët e paligjshëm (jo azilantë), të gjetur pa leje qëndrimi, por që nuk kanë kryer vepra penale, të cilët mbahen në burgje dhe ambiente paraburgimi, për t’u deportuar ne vendet e orogjinës. Rreth 420 të tjerë mbahen në spitalin dhe psikiatrinë e burgut. Autoritet thone se kanë nën kontroll situaten dhe se nuk do te jete e nevojshme te merren masa shtese.

Ndërkohe që ministri i Mbrojtjes se qytetarit, Mihalis Krisokoidhis kerkoi prej gardianeve qe te bejne kujdes te vecante gjate kesaj periudhe qe vendi ka hyre ne karantine prej Covid-19.