Rama për kërkesat e biznesit: Deti nuk është bërë kos

305

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi kërkesat e bëra nga bizneset, të cilat kanë mbyllur aktivitetin e tyre për shkak të situatës nga koronavirusi, tha se qeveria në këtë rast do të ruajë dhe atë pak ‘kos që ka’.

Në një intervistë për ‘News24’ Rama tha se këto biznese po kërkojnë edhe ‘nënën edhe babën’, por që ndihma e parë sipas kryeministrit do u jepet të varfërve. Ai rispërsëriti dhe njëherë faktin se Shqipëria është në lufte.

“Duke dëgjuar propozime të papërgjegjshme, kërkesa pas kërkesash, nga komuniteti i biznesit më duhet t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë, që quhet e tillë dhe nga lider më të mëdhenj të botës nuk ka vend për kërkesa të ekzagjeruara.

Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Nëse do të ishte forma e luftës me të cilën jemi mësuar nga tv apo eksperienca jonë në rajon dhe nga vet eksperienca në 99 kur njerëzit iknin nga Kosova, se i kishin bombat mbi krye, s’do bënim pyetje për këtë kohë dhe të bënin kërkesa absurde për një kohë luftë.

Duke i kërkuar qeverisë nënë e babë! Jo qeveria ka detyrë tu gjendjet pranë të gjithëve, të shoh ata që janë më të dobëtit. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar.

Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme. Biznesi të mos kërkojë gjëra absurde”,- tha Rama.