Një meritë e Bashkimit Evropian për të luftuar korrupsionin në Shqipëri që ndërtoi burgun për vipat, për ata që vjedhin, por dhe një gabim për nga llogaritja lidhur me kapacitetin prej 780 vendesh, pasi numri i atyre që pritet te vizitojnë këtë institucion pritet të jetë më i madh
Viti 2022 mesa duket ka filluar mbarë dhe po jep popullit shqiptar nje farë shpresë në goditje të korrupsionit në Shqipëri, duke filluar nga ministra deputete etj. Tashmë burgjet ne vendin tone nuk do jene vetem për shtresën e varfer por edhe për te fortit me gravate dhe veshur me kostumin politik.
Arrestimi i sotëm hap rrugë arrestimeve te tjera që vodhën dhe ropën këtë popull të varfer me një pasuri natyrore të pasur.
Për nga historia;
Burgu i Reçit filloi të presë “vizitoret” e parë në fillim të gushtit 2018. Ky institucion është ndërtuar me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian me një vlerë prej 14,37 milion Euro dhe Qeverisë Shqiptare me 4 milion Euro. Ai ka një kapacitet prej 780 të dënuarish dhe të paraburgosurish.
Burgu i ri në Reç të qarkut Shkodër plotëson të gjitha kushtet dhe standardet e trajtimit të personave të paraburgosur dhe të dënuar. Ato i përafrohen standardeve të Bashkimit Evropian, në lidhje me akomodimin, sistemet e ngrohjes, regjimin e aktiviteteve ditore, aktiviteteve sociale, kulturore, edukimit, si dhe atyre sportive etj.
Gjithashtu ky institucion ka në dispozicion ambiente për reparte pune për punësimin e të burgosurve, kushte bashkëkohore të kuzhinës, lavanderisë, ambiente të kujdesit shëndetësor, si ndihma e shpejtë, urgjencë, farmaci, etj.
Pra ai që nuk paguan energjine elektrike vuan denimin ne burgun e tmerrit dhe ai qe vjedh e vuan denimin ne qeli te vipave.
Zot na ruaj