Meloni të hënën në Vlorë| Vizitë private, e ftuar nga Rama

Politika

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të vizitojë Vlorën të hënën.

Në një informacion paraprak u tha se ajo do të mbërrinte me traget, ndërsa më pas u fol për udhëtimin e saj në një mjet privat.

Deri tani nuk dihet arsyeja e vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private. Nuk e dimë arsyen e vizitës së kryeministres. Ajo që dimë deri në këto momente është një vizitë private dhe nuk është një vizitë zyrtare. Do ja lëmë ditës së nesërme për të parë nëse do ketë një deklaratë për mediat,” – u shpreh korrespondentja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj.

Ndërkohë, turizmi në Vlorë ka arritur majat. Banorët po lirojnë dhe shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë me pagesë për pushuesit sepse gjithçka deri në fund të gushtit është plotësisht e rezervuar.

Burimi:Euro news Albania