Në deklaratat e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po viziton Libanin, tha se “kthimi i refugjatëve sirianë në vendin e tyre mund të bëhet vetëm në koordinim me OKB-në”.
Me 4 milionë banorë, Libani, një vend fqinj i Sirisë ndërluftuese, strehon numrin më të madh të refugjatëve në mbarë botën në lidhje me popullsinë e saj.
“Ne duam të kontribuojmë në një zgjidhje politike në Siri që do të lejojë kthimin e refugjatëve, autoritetet kompetente libaneze duhet të bëjne kthimet në kontekst të bisedimeve dhe një marrëveshje me agjencitë e OKB,” ” tha kancelari i Gjermanisë në një konferencë shtypi pas takimit të tij me Kryeministrin libanez Saad Hariri. Që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, 1.5 milionë sirianë kanë ikur në Liban, 1 milion prej të cilëve janë të regjistruar në UNHCR. Kryeministri libanez ka argumentuar sot se “zgjidhja e vetme e përhershme për refugjatët sirianë është t’i kthejë ato në mënyrë të sigurtë dhe dinjitoze“, por theksoi se kjo duhet të jetë “sa më shpejt që të jetë e mundur”.