Merkel: Lëvizja e lirë e qytetarëve pas Brexit, një kusht i domosdoshëm

932

merkel per grexsit

Vilma BYTYCI  / Angela Merkel paralajmëroi sot Britaninë e Madhe se nuk mund të kishte qasje në tregun e përbashkët të BE-së pas Brexit pa pranuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, një ditë pas një fjalimi të ashpër të homologes britanike në lidhje me imigracionin.

“Nëse nuk themi se aksesi i plotë në tregun e brendshëm evropian është i lidhur ngushtësisht dhe plotësisht me lëvizjen e lirë, atëherë i hapim rrugën një lëvizjeje që do të përhapet në të gjithë Evropën, ku gjithsecili do të veprojë sipas dëshirës duke kërkuar përjashtime”, u shpreh kancelarja gjermane në një fjalim në Federatën gjermane të Industrisë (BDI) në Berlin.

Ky proces negocimi me Londrën nuk është aspak i lehtë”, shtoi ajo në lidhje me kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke kërkuar mbështetjen e sipërmarrësve gjermanë në këtë drejtim.

Jemi të përgatitur për të lidhur këtë qasje të Britanisë së Madhe në tregun e përbashkët për mallrat dhe shërbimet me çështjen e respektimit të katër lirive, të lëvizjes në BE”, tha Merkel duke iu referuar qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve apo qytetarëve./

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: