“Ne do të jemi gjithmonë pranë të drejtave të patjetërsueshme të minoritetit grek”, tha kreu i Demokracisë së Re, sot gjatë një takimi me kreun e shoqatave te minoritareve “OMONIA” z. Babis Karathanos.
Me rastin e qëndrimit provokues të qeverisë shqiptare që rrëmbeu pronat e Epirit të Veriut në Himarë, kryetari i “Demokracia e Re” Mitsotakis dërgoi një mesazh duke theksuar se “nuk ka dyshim që rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane është në përputhje me respektimin e të drejtave të pakicës greke. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke”.