Mesdheu i vdekjes: 12 emigrantë të vdekur nga fundosja e varkës

195

Greqi / “Mesdheu i vdekjes” regjistron sot një tragjedi tjetër detare ka ndodhur 12 milje larg bregut të ishullit në Paxos.

Për momentin janë nxjerrë 12 trupa të pajetë të emigrantëve në jug-perëndim të Paxos pas fundosjes së një varke që transportonte emigrantë dhe refugjatë.

Rojet bregdetare gjatë operacinit të shpëtimit arritën të shpëtojnë 21 persona në bord. Numri i njerëzve që ndodhen në anije nuk dihet tani.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë gjashtë anije lundruese, një helikopter të marinës dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore.