Arrestohen 4 shqiptare për trafik droge

Greqi

Greqi / Katër shqiptarë, të moshës 28 deri në 37 vjeç, u arrestuan nga policia  pas një operacioni të koordinuar në Kypseli te Athines dhe ne ishullin e Mykonos, të akuzuar për trafik droge, perfshi edhe dy grekë dhe një të huaj, si bashkëpunëtorët e tyre. Sipas  policise eshte vërejtur se më shumë se 200 akte të trafikut të drogës janë certifikuar nga autorët.

U konfiskuan 128.8 gram kokainë, kanabis 176 gramë, dy makina, 2,990 euro, gjashtë telefona celularë, tre peshore saktësie dhe tre libra bankare me depozita prej 22,778 euro