Ministri rus i Mbrojtjes: Forcat Bërthamore të Moskës në “Alarm Beteje”

Bota

Sergei Shoigu shpall gatishmërinë e forcave strategjike të vendit në tokë, det dhe ajër – Vladimir Putin kërcënon indirekt duke deklaruar gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Forcat Strategjike Bërthamore të Rusisë janë vënë në gatishmëri të lartë, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, pas një urdhri të lëshuar nga Vladimir Putin.

Kështu, trupat raketore strategjike ruse, nëndetëset bërthamore në Paqësor dhe Veri, si dhe forcat ajrore strategjike janë në gatishmëri luftarake. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Putinit, sipas Interfax, se “ndërrime në pozicionet komanduese të Forcave Raketore Strategjike, Flotës Veriore dhe Paqësorit, si dhe Komandës së Forcave Ajrore filluan të kryhen.