Mbi 860,000 të vdekur në të gjithë botën – 5,944 vdekje të reja në 24 orët e fundit

Bota Shendeti

Që nga shprthimi ka 26,074,140 raste të sëmundjes Covid-19 të regjistruara zyrtarisht në 196 vende.

Epidemia e coronavirusit ka marrë jetën e të paktën 863,679 njerëzve në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit të 2019, sipas regjistrimit të fundit nga Agence France-Presse, bazuar në burime zyrtare.

Më shumë se 26,074,140 raste të Covid-19 janë regjistruar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që nga fillimi i shpërthimit, dhe 17,071,200 njerëz mendohet se janë rikuperuar sot deri në mesditë.

Nga ora 14:00 (me kohën tonë) të Mërkurën deri sot në 14:00 sot, janë regjistruar 5,944 vdekje të reja dhe 265,250 të reja janë regjistruar në të gjithë botën. Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja janë Brazili me 1,184 të vdekur, SHBA (1,080) dhe India (1,043).

SHBA është vendi më i prekur

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i goditur më keq se kushdo me 185,752 vdekje dhe 6,115,030 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA, vendet më të prekura janë Brazili me 123,780 vdekje dhe 3,997,865 raste, India me 67,376 vdekje dhe 3,853,406 raste , Meksika me 65,816 vdekje dhe 610,957 raste, si dhe Mbretëria e Bashkuar me 41,514 vdekje  dhe 338,676 raste.

Peruja është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë e saj, me 89 vdekje për 100,000 banorë, pasuar nga Belgjika (85), Spanja (62), Mbretëria e Bashkuar (61) dhe Kili (59).

Kina (me përjashtim të Hong Kongut dhe Makao) ka gjithsej 85,077 raste (11 të reja) dhe 4,634 vdekje.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë regjistruar 282,980 vdekje (7,514,827 raste) deri më sot në orën 14:00, Evropë 216,845 vdekje dhe 4,061,430 raste, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada 194,923 vdekje dhe 6,244,721 raste,  Azi 100,879 vdekje dhe 5,427,187 raste, Lindja e Mesme 37,014 vdekje dhe 1,526,761 raste, Afrika 30,316 vdekje dhe 1,269,758 raste dhe Oqeani 722 vdekje dhe 29,460 raste.