Miqësorja Shqipëri-Qatar do luhet në Hartberg

Sporti

ndeshja ne focus-3Ndeshja miqësore Shqipëri-Qatar do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kështu vendin ku do të luhet miqësorja e datës 29 maj. Stadiumi i Hartbergut ka një kapacitet prej 6 mijë vendesh, ndërkohë që kjo do të jetë miqësorja e dytë në histori me Qatar-in pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012. Më pas, kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 3 qershor ora 20:30 do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Europianin e Francës.