Mitsotakis : Evropa nuk duhet të tërhiqet dhe duhet të thotë “mjaft”, në mungesë të politikës evropiane

Greqi

Evropa nuk duhet të tërhiqet dhe duhet të thotë “mjaft”

Kryeministri i Greqisë ka publikuar sot në rrjetet sociale një kritike në adresë të Evropës për një mungëse të një politike lidhur me ruajtjen e kufijve dhe atë të te trafkimit të qenieve njerëzore.

Dihet që Greqia mban peshen më të rëndë përsa i përket emigracionit të paligjshem dhe hyrjes klandestine në tokën e saj dhe për këtë ajo tashmë ka marrë masa për rruajtjen e kufirit me Turqinë duke e reduktuar fluksin në 76 për qind.

Ja publikimi i plotë

Instrumentalizimi i migrantëve do të përdoret vazhdimisht në dëm të Evropës për sa kohë që vendet e BE-së nuk marrin hapat e nevojshëm për të adresuar dy dobësitë kryesore: mungesën e një politike evropiane të drejtë, koherente, efektive dhe të qëndrueshme. Dhe mungesa e veprimeve efektive për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore nën drejtimin e kriminelëve ose të qeverive të vendeve të treta.
Kombet që ruajnë kufijtë e BE-së nuk mund të lihen vetëm për të trajtuar këtë problem. Një përgjigje aktive presupozon solidaritet midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën kohë një përgjigje më të fortë të politikës së jashtme që do të përfshijë vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve që përdorin njerëz për sulme hibride.