“Është e nevojshme të vendoset për një plan veprimi të përbashkët për njerëzit që janë në gjendje të arrijnë Bashkimin Evropian dhe që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare. Pa solidaritet, çështja e migracionit nuk mund të trajtohet,” tha kryetari i “Demokracisë së Re” Kyriakos Mitsotakis, duke folur në kanalin e Partisë Popullore Evropiane.
Kryetari i ND shprehu “shqetësimin e tij të thellë dhe pakënaqësinë e thellë”, siç tha ai për propozimet e paraqitura nga Presidenti Tushk për kuotat e detyrueshme. Duke iu referuar konferencës së fundjavës, ai tha “do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur vizionin tonë se si vendi do të shkojë përpara”, theksoi kreu i opozitës “Demokracia e Re”