Mos u çudisni o popuj…!

Opinion

Doc. Fane S. Tarifa /

Po përjetojmë një tragjedi njerëzore, po kalojmë në një tunel dhimbjesh e sakrificash,  të cilat po venë në provë vitalitetin e shoqërisë njerëzore.

Forca, qendrueshmeria, stabiliteti i nje rendi ekonomiko – shoqëror  tregohet pikërisht në momente  krizash, pra sa dhe si ai arrin të përthith, të tejkalojë dhe te kapërrxejë  këto situata.

Në kushtet e një krize pandemie globale, kur shoqëria u gjend e papërgatitur ose e befasuar prej saj, nga brenda shoqërisë, herë si revoltë, herë si zhgenjim, herë si interpretim mbijnë dhe dalin lloj- lloj hipotezash-teorizimesh e hamëndsimesh nga më të ndryshmet.

Ka nga ato që paraqesin një mendësi futuriste në formën e utopive kritike ndaj rendit kapitalist, nga ato hipoteza që flasin për nevojën e formatimit të simboleve të një rendi të ri ekonomiko-shoqëror, i cili duhet të jetë më efektiv se modeli aktual i kapitalizmit. Por nuk jepen modalitetet e këtij rendi as emërtimet e tij , por jepen vetëm p[rqasje me sistemet aktuale të vendeve nordike.

Ka hipoteza se gjithë kjo situatë është e krijuar artificialisht nga forca të caktuara sociale, duke e konsideruar pandeminë e sotme si pjellë të Iluminatit të përpunuar nga Masoneria. Ka hipoteza që ja mveshin çdo gjë epërsisë së sotme intelektuale të  Sionismit. Thuhet se zgjuarësia e popullit hebre po dominon me të gjitha mënyrat dhe edhe kjo epidemi është inicuar e provokuar prej tyre.

Ka hipoteza që pandemine e sotme e konsiderojnë si produkt të luftës dhe konkurencës ekonomike për mbisundim, por nuk arrijnë të argumentojnë dot pse u prekën më shumë vendet më të zhvilluara etj.

Ka edhe hamendsime se po troket në derën e kapitalizmit bashkë me krizëën e tij dhe nevoja e ardhjes së sistemit komunist. Disa teoricienë e shohin atë sistem pa revolucion, pa lufte,  pa diktaturë,  por me një demokraci sa më efektive,  sa më të drejtpërdrejtë dhe sa më afër popullit.

Ndeshim edhe hamëndsime se pandemia është thjesht konkurence mes degëve të industrisë farmaceutike dhe laboratoreve shkencore në mvarësi të tyre. Të gjitha opinionet që përmëndem janë opinione, janë hipoteza dhe pjellë e situatës së mbingarkuar emocionalisht.

Disa mendimtare evidentojnë edhe dukurinë sociale që shtron alternative të tillë, që nuk duhet medoemos të ngrihet në idhull roli i njëshit,  i Liderit. Theksohet se lideri duhet të ekzistojë nën monitorimin e dijetareve, të shkencëtarëve që duhet të jenë të vetmit oponentë të realitetit.

Psikologjia mikroborgjeze e rrafshimit të individualiteteve është negative dhe ireale. Kjo sepse njerëzit nga potenciali fizik dhe intelektual ndryshojnë, prandaj dhe aftësitë prodhuese krijuese e interpretuese të tyre janë të ndryshme. Nuk mund të mbivleresohet por as të nënvleftësohet kontributi i çdo individi pavarësisht pozicionit social që ai praqet.

Mendoj se :

Boll po e çoroditni popullin. Boll me hamëndsime e fantazira utopiste.

Njerëz shikoni me kujdes realitetin. Mundohuni ta ktheni çdo situatë sado të vështirë në favorin tuaj. Asnjëherë mos ja atashoni problemet dhe hallet tuaja këtyre hipotezave e opinioneve.

Situatat ndryshojnë dhe gjerat gradualisht do precipitojnë jo me paradhigma sociologjike , por me fakte të prekëshme që në mënyrë të domosdoshme, do çojnë në ndryshime e zhvillime progresive sociale.