Moti i keq në Greqi : Mbi 6800 policë dhe 1.758 mjete në “betejë” me motin e keq, 2.194 të bllokuar

Greqi

Forcat e policisë liruan 2194 persona gjatë dy ditëve të motit të keq të “Elpidës”.

Sipas burimit të gazetes PROTO THEMA, gjatë dy ditëve 24-25/01/2022 janë dislokuar 6.885 punonjës policie dhe 1.758 automjete, ndërsa Qendra për Veprim të Menjëhershëm ka marrë ndër të tjera 2.760 thirrje për çdo lloj ndihme.

Nga forcat policore në dispozicion janë liruar 2194 persona, ndërsa janë kryer 310 shërbime transferta-ndihme. Policia greke vijon të jetë në gatishmëri dhe vigjilente të vazhdueshme për të ofruar çdo lloj ndihme dhe mbështetje për punën e forcave të Mbrojtjes Civile.