Ndahet nga jeta ish-kancelari gjerman Helmut Kohl

Bota

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild. Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998), duke e bërë atë kancelarin gjerman më të gjatë që prej Bismarkut. Ai ishte arkitekt i ribashkimit të Gjermanive në vitin 1990.