NDRENIKA KA DY FJALË ZEMRE PËR VELIAJN : U BËRA 83 VJEÇ DHE TIRANA KURRË…

Aktualitet

Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë publike, Ndrenika, i cili mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, vlerësoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti gjatë drejtimit të Erion Veliajt.

Ndrenika ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj pasi GJKKO konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Në 83 vjetët e jetës sime si banor i kryeqytetit di t’ju them se Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë se sa në periudhën e kryebashkiakut Erion Veliaj, shkruan Ndrenika.