Në këtë jetë erdhëm të paqtë,
rritemi dhe veshim,
cipën e hollë të turpit ,
kur mëkatojmë.
Ndajmë brenda vetes,
dritën dhe hijen e verbër.
Flasim me vete,
lloj -lloj fjalësh të sinqerta,
Grindemi për botën,
që na thith disa sekonda jetë.
Thurrim ëndrra për të dashurin që na dhemb.
Pastaj kur biem të flemë.
puthim ëndrrat ,
ledhatojmë dritën që del e ngjallet.
Në yllin që bie padashur nga qielli.
RUDINA PAPAJANI.