Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, “listën e zezë” me 100 emrat e zyrtarëve si shembuj të shkeljeve të ligjit apo praktikave negative në administratë.
Në këtë listë janë edhe dy kandidatë për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 25 qershorit. Flamur Gjuzi ishte i treti në listën e LSI-së në Durrës, por nuk arriti të fitonte. Ndërsa Ediola Braha ishte e dyta në listën Gjirokastrës. Ndërkohë përmendja e tyre në këtë raport lidhet me funksionet që kanë pasur më herët. Gjuzi ka qenë drejtor ALUIZNI në Durrës, ndërsa Ediola Braha ka qenë drejtoreshë e spitalit në Tepelenë.