Klement Zguri pritet të marrë sot drejtimi e KQZ-së

Politika

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në orën 18:00, në bazë të marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe mazhoracës, pritet që në këtë seancë, kreu i KQZ-së të zgjidhet Klemend Zguri.

Zguri është një nga anëtaret më të vjetër të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve dhe ka një eksperiencë  afërsisht 20-vjeçare.

Me votimin e Zgurit për në krye të KQZ-së, Kuvendi do të votojë edhe për Denar Bibën si anëtar të thjeshtë të KQZ-së.