Nga mesnata, do të mbyllen të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me fqinj. Është vetë Edi Rama ai i cili ka bërë të ditur këtë masë drastike.
Asnjë person nuk do të lejohet të futet në vend, ndërsa mallrat do qarkullojnë normalisht.
‘Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00:00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobusë apo veturë!
Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave
Frikë aspak, kujdes po!’, shkruan Rama në Facebook.