Nis takimi i Bashës me zyrtarin e DASH, ja kush e shoqëron kryedemokratin

Aktualitet

Zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee do të takojë kryedemokratin Lulzim Basha rreth orës 14:45 në kuadër të vizitës së tij zyrtare, pasi takoi më herët edhe kryeministrin e vendit Edi Rama e Presidentin e zgjedhur Ilir Meta.

 

Ndonëse në media nuk është zbuluar ende asgjë nga këto takime, të tjera detaje mësohen për takimin e tretë, atë me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.

Përveç kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, gazetarja Marsela Karapanço raporton për BalkanWeb se Lulzim Basha do të shoqërohet edhe nga aleatët në këtë takim.

Mësohet se së bashku me liderin e opozitës do të jenë dhe krerët e partive aleate, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi dhe Agron Duka që do të qëndrojnë krah Bashës në këtë takim.

Sakaq, ambasadori Donald Lu pritet të shoqërojë edhe tek Basha Zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, ashtu sië bëri edhe në takimet me Ramën e Metën.