ONM: Mbi 1 milion emigrantë hynë në Europë gjatë vitit 2015

655

emigranti-1Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka bërë të ditur se numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë në rrugë tokësore dhe detare këtë vit ka kaluar kuotën 1 milion. Sipas kësaj organizate, numri është 4-fish më i lartë se i vitit të kaluar ndërsa thotë se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë ardhur në Europë përmes detit, me mbi 800 mijë njësi që kanë udhëtuar nga Turqia për në Greqi. ONM thotë gjithashtu se 3.695 emigrantë janë mbytur në përpjekje për të arritur brigjet evropiane, ose konsiderohen ende të humbur. Pjesën dërrmuese e refugjatëve janë nga Siria me rreth 455 mijë njësi, 186 mijë më shumë se ata nga Afganistani.