Pogba “kërcënon” Juven: Dua të punoj me Guardiolën

989

pogba ne focus -1Pas pak ditësh Juventus dhe Bayern Munih do të përballen mes tyre në “Juventus Stadium” për ndeshjen e parë të Champions League, një ndeshje të cilën mesfushori francez Paul Pogba mezi e pret.
Kjo, për faktin se ai ka dëshirë të takojë trajnerin e skuadrës bavareze Pep Guardiola. Pikërisht nga Gjermania vijnë fjalët e mesfushorit bardhezi, që i “shkel syrin” trajnerit të ardhshëm të Manchester United. “Tani për tani jam një lojtar i Juventusit, por është e mundur që të të ardhmen të punoj me Guardiolën”, ka thënë Pogba.
“Guardiola ka një përvojë të madhe dhe ka një filozofi të veçantë të lojës. Është një trajner që influencon të skuadra dhe lojtarët e respektojnë. Mund vetëm ta admirosh dhe të përpiqesh të mësosh diçka nga ai. Është një ikonë e futbollit. Kam dëgjuar se arrin të përmirësojë lojën e çdo lojtari që ka në dispozicion”, ka thënë më tej Paul Pogba në një një intervistë për “Sky Sport”. Një lajm që vë në alarm bardhezinjtë, që nuk duhet t’i druhen vetëm Barcelonës por edhe Manchester City, skuadra e ardhshme e Guardiolës. Fjalët e thëna nga Pogba i kanë bërë tifozët të “dridhen”.
/Marrë nga RTK/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: