Pak më parë një tërmet me magnitudë 7.1 tronditi këtë vend

Bota

Epiqendra u regjistrua në Oqeanit Paqësor, 83 kilometra në jug të San Ignacio në Filipine.

Tërmeti ndodhi pak para orës 20.00 ( ora e Shqipërisë) dhe sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare kishte një magnitudë prej 7.1 Rihter.

Termeti ka rënë sipas orës në Filipine rreth orës 2 të mëngjesit dhe shumica e njerëzve ishin në gjumë. Sipas dëshmive, shumica e tyre u hodhën nga shtretërit e tyre nga frika, ndërsa ende nuk dihet nëse ka ndonjë dëm.