Krimi në familje: Babai vret me thikë vajzën 4-vjeçare dhe flak në plehra

Greqi

vajza portertAthinë – Sot është shokuar opinioni grek nga të dhënat që vijnë në dritë për vrasjen e Anit 4-vjeçare nga babai i saj 27-vjeçar. Një shok i 27-vjeçarit thotë për autoritetet vendas se babai kishte prerë dhe copëtuar me thikë trupin e vajzës dhe hodhi atë në plehra. Ai thekson se kufoma e vajzës 4-vjeçare nuk do ta gjeni kurrë, sepse babai i saj e ka coptuar e ka zier në zjarr dhe më pas e ka flakur atë në disa pika të ndryshme të plehrave. Që në fillim policia kishte dyshuar te 27-vjeçari me origjinë bullgare dhe kishte shprehur frikën e tyre se vajza nuk mund të jetë më gjallë, pasi thëniet linin dyshime te autoritet policore. Por kallzimi i një shoku të tij, të cilin i jati i tij i kishte strehuar familjen së bashku me vajzën Anie në shtëpi, ndërsa nëna e saj ndodhej jashtë vendit, u tha policëve se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur me Anin. Dëshmia e bullgarit që i kishte strehuar çoi në urdhër arresti 27- vjeçarin me akuzën e vrasjes së vajzës së tij.

 

krimi ne focus news