Nga ELONA KATARO /
Më thoni të reagoj për ngjarrjet që ndodhin në komunitet? Më kërkoni të reagoj?! Për kë të reagoj? Për ̈ doni? Për ? Për ̈ shtatzënë? Për kë të reagoj?
Për këto gra që u dhunuan nga bashkëshortët dhe në fund u vranë? Pooo, u vranë! Liridona, pas një darke luksoze! Bedrija u vra vetë! Pasi u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht, pasi vuajti dhimbje trupore e shpirtërore! I dha fund vetë tmerrit! Jorgjia shkoi të festonte orët e fundit të 2023-shit, që siç rezultoi ishin orët e fundit të jetës së saj!
Të reagoj për që i shoqi e përvëloi me benzinë. Po, i vuri flakën në sy të fëmijëve dhe sot lëngon në spital! Apo mos doni për ̈, që bashkëshorti e ekzekutoi bashkë me dy fëmijët e saj! Për kë ka rëndësi nëse vrasësi ishte shqiptar, grek apo amerikan?!
Për mua nuk ka fare rëndësi. Të reagoj për emigrantin 50-vjeçar në Greqi që vrau kunatin, kur i tha : “Baba më përdhunon daja!!!”, për 29-vjeçarin në Pogradec që flinte dhe përdhunonte ̈ ̈̈ 3 vjet rresht?! Të flasim për ̈ – të prindërve shqiptarë, që humbi jetën në Greqi edhe pse e dërguan 3 herë në spital?! Apo për ̈ që e vrau vetë nëna nga dhuna e ushtruar, në sy të 2 fëmijëve të tjerë më të rritur! Thanë që vuante nga depresioni… Pse, këta të tjerët nga se vuajnë?!
Kë rast nga sa më sipër shikoni “të shëndetshëm”! Më thoni të reagoj, por preferoj të hesht. Le të flasin të afërmit e Bedrijes sot. Sot, që nuk ka asnjë vlerë! E dinin që dhunohej dhe nuk e mbrojtën. Kërkojnë drejtësi sot që nuk është më. Thua se ishte prej hekuri, nuk do thyej kurrë shpirti i saj! Ia hodhën fajin Tik Tok-ut, jo njeriut.
Le të flasin të afërmit e ̈ -̧ , që jeton në Greqi që u zhduk nga shtëpia për një muaj dhe vonë u gjet
Sa keq që arritën deri këtu! Le të flasin miqtë e Ornelës! Jetonin next door dhe nuk e kuptuan kurrë çfarë ndodhte kur kyçeshin brenda shtëpisë 600 mijë dollarëshe!
Më kërkoni të flas për videot me pisllëqe që qarkullojnë në internet?!
Për antivlerat?!
Për diplomatë e aktivistë të dhunuar fizikisht e psikologjikisht?!
Si thatë? Ata dhe të afërmit e tyre?!!! Edhe në këtë rast preferoj të hesht. Flisni ju, që dje i përkrahnit, që fërkonit duart kur shikonit komentet fesjbukiane, kur shikonit bullizmin që bëhej online…
Cila është motoja? Sot ju, nesër dikush tjetër? E saktë është, por veç harruat që unë isha dje! Heshtjen time do ta thyej vetëm me një shprehje që ia them shpesh time bije.
Mirë është të mësosh nga gabimet e tua, por është akoma më mirë të mësosh nga gabimet e të tjerëve. Duke parë fundin e gjithë këtyre grave, nxitoni të parandaloni krimin e radhës nëse të afërmit tuaj dhunohen sistematikisht. Heshtjen do ta thyej për ata fëmijë që mbetën jetimë, nëse do mund të gjendemi pranë tyre në forma të ndryshme.
Për pjesën vunerabël të shoqërisë që zëri i është shuar mes dhimbjeve dhe problemeve. Kurse ne të tjerët le të përpiqemi të sensibilizojmë pjesën e shëndetshme të shoqërisë, të jetë e përgatitur që të mos viktimizohet kurrë!