Rrëzimi i qeverisë Rama si ai një “balone tabake pa bishta”

879

reagon aiaslami

Kastriot ISLAMI  /  Zgjedhjet ne Dibër janë një test për qeverinë Rama dhe koalicionin e 1 prillit të vetëquajtur “aleanca e qelbësirave. Dilemat e Ramës për Dibrën mund të krahasoheshin me ato të lëvizjeve të paparashikueshme të një një “balonë tabake me kallame”, të cilës i janë këputur bishtat dhe po orientohet drejt tokës ndërkohë që fryn erë e fortë dhe kanë filluar pikat e shiut që kanë qullosur letrën e kokës së ballonës.

Pyetjet që shtrohen janë: Si do të prekë tokën “balona tabake pa bishta”, pra si do të rrëzohet qeveria Rama? Do të shpërthejë në ajër, do të rrëzohet pikiatë pra në një rënie të fortë në tokë me këndin 90 gradë apo do të përplaset me tokën, në një rënie me pjerrësi 45 gradë? Qeveria Rama do të rrëzohet dhe ka në dorë vecse mënyrën e rrëzimit.

Rasti i parë-rrëzimi i ‘butë”: Nëse Rama do të pranojë të kryejë zgjedhje të lira e të ndershme, ateherë humbja do të jetë shumë e thellë, me mbi 15 përqind diferencë. Në këtë rast do të fitonte “meritën” e kryerjes se zgjedhjeve të lira e të ndershme por do të evidentohej qartësisht dështimi i qeverisjes së tij por edhe i modelit të tij politik të bazuar në kriminelë, banditë, kultivues dhe trafikantë të drogës dhe zhvatës të pasurisë dhe aseteve kombëtare, dhe pa dyshim edhe e një qeverisje rilindëse që ka abandonuar socialistët pasi i ka mashtruar duke i marrë votën. Ky do të ishte rasti që do ti ngjasonte përplasjes/rrëzimit të qeverisë Rama në tokë duke rënë me kënd 45 gradë. Sepse të gjithë do të kërkonin largimin e qeverisë së dështuar në cdo aspekt.

Rasti i dytë-“shëprthimi në ajër”: Nëse Rama do të vazhdojë të nxisë kriminelët e oligarkët që po marrin edhe gjatë këtyre ditëve tendera të majmë, do të fusë në veprim kultivuesit e kanabisit të drejtuar nga policia dhe do të nxisë veprimet e administratës së shërbimeve elektrike për të blerë vota dhe kërcënuar votuesit, me synim përmbysjen e fitores së Sherefedin Shehut përmes një manipulimi masiv, ateherë në 12 shtator do të nisë nga dibra përballja masive dhe e fuqishme e qytetarëve deri në largimin e qeverisë Rama. Argumenti në këtë rast do të ishte “largimi i Ramës si i dështuar jo vetëm në qeverisjen e vendit por edhe si individi që kërkon të qëndrojë në pushtet me cdo kusht e cdo mjet, duke manipuluar zgjedhjet”. Kjo do ti ngjasonte “shpërthimit” në ajrë të “balonës tabake pa bishta”, thënë ndryshe një shpërbërje në ajër e “balonës tabake pa bishta” për shkak të erës së fortë dhe shiut të furishëm, copat e së cilës do të përplasen në tokë pa ditur se ku do të përfundonin.

Rasti i tretë-“rrëzimi pikiatë: Nëse Rama në minutën e fundit do të ndërhynte të frenonte oligarkët dhe kriminelët për të moderuar manipulimin për të ngushtuar rezultatin, pa e përmbysur atë, dhe “kënaqur” opozitën më një fitore sa më të ngushtë, kjo nuk do të shmangte veprimin masiv që do të niste nga Dibra për tu kondensuar fuqimisht në Tiranë dhe kërkuar rrëzimin e ramës me argumentin e një “manipulatori të zgjedhjeve e mashtruesi frikacak”. Ky opsion do ti ngjasonte rrëzimit pikiatë të balonës tabake pa bishta, që do të përplasej për tokë dhe do të bëhej copë e cikë.

Përfundimi është i qartë, cfarëdo të mendojë apo bëjë Rama, rrëzimi i qeverisë tij është i sigurtë sepse koha e saj ka mbaruar dhe Dibra është vetëm prova. Rama ka në dorë vetëm mënyrën e rrëzimit, shpërthim në ajër, rrëzim pikiatë apo rrëzim me kënd 45 gradë. Të tjerat janë në dorë të qytetarëve dhe të opozitës qytetare.

/SYRI.net/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: