- Sulmet Publike ndaj Gjyqësorit: Simptomë e Autokracisë këcënuese. Sulmet e përsëritura publike, kërcënuese dhe abuzuese kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve janë prova të rënda të një mentaliteti sulltanik, që përmblidhet në idenë: “Shteti jam vetëm unë.”
Kjo qasje autoritare e përsëritur dhe ngulitur në mentalitetin e tij anti-shtet, është antitezë e demokracisë funksionale, e cila nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor realisht të pavarur.
- Dy format kryesore të cënimit të pavarësisë gjyqësore.
Pavarësia e gjyqësorit është cënuar rëndë në dy aspekte themelore: Kontrolli i përzgjedhjes së drejtuesve dhe pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë nëpërmjet kritereve strikte personale dhe politike.
Presionet direkte dhe indirekte ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në çdo nivel të sistemit gjyqësor, veçanërisht në çështje kundër qeverisë: pushime nga puna, shpronësime të paligjshme, cënim i pronës private.
- Frika dhe vetëcensura në Gjykatat Administrative.
Shumë gjyqtarë, sidomos në gjykatat administrative ku merr pjesë edhe Avokati i Shtetit, shprehen në mënyrë jozyrtare:
“Ju keni të drejtë, por nuk kam kaluar vetingun dhe kam frikë nga…”
Kjo është një shprehje e frikës dhe vetëcensurës, që rrënon besimin tek drejtësia.
- Roli i dështuar i Avokatit të Shtetit.
Pjesëmarrja e Avokatit të Shtetit në këto gjyqe është shndërruar në një mjet presioni për të ndikuar gjykimet në favor të qeverisë dhe jo në një instrument juridik të mbrojtjes së shtetit në kuptimin e tij të gjerë.
Në këtë kuptim të gjerë, detyrimi për t’i shërbyer shtetit përfshin mbrojtjen e qytetarëve të tij, jo vetëm të zyrtarëve në pushtet.
- Politikanët që kërcënojnë Drejtësinë.
Sipas mediave dhe burimeve publike, tre figura politike janë identifikuar si kërcënuesit më të mëdhenj dhe abuzues ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ata jo vetëm që ushtrojnë presion mbi sistemin e drejtësisë, por edhe favorizojnë kriminelët dhe shkelin të drejtat kushtetuese të qytetarëve që ndodhen në procese gjyqësore kundër qeverisë.
- Rasti i Taulant Ballës: Simbol i arrogancës politike dhe ndërhyrjeve abuzuese në gjyqësore.
Taulant Balla, sipas provave publike dhe raportimeve me “presh në dorë”, është i pari ndër të parët për nga shkalla e kriminalitetit politik, arrogancës abuzuese dhe përfitimit personal nga intereferencat jo ligjore deri kriminale në sistemin gjyqësor shqiptar.
- Detyrimi i Avokatit të Shtetit: Të mbrojë qytetarin, jo pushtetin.
Avokati i Shtetit duhet të mbrojë qytetarët nga gjobat e padrejta që arrijnë në qindra milionë euro, jo të përdoret si një instrument presioni në çdo proces gjyqësor kundër qytetarëve.
Detyrimi i tij është ndaj shtetit dhe qytetarëve të tij, jo ndaj interesave të përkohshme të qeverive.