Zbardhet axhenda e negociatorit të SHBA-ve në Tiranë, ja takimet

839

Detaje të tjera janë zbardhur nga vizita në Tiranë e zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, i cili vjen sot në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës.

Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 Yee do të zhvillojë një takim me kryeministrin Ramën, ndërsa në 11:30 do shkojë në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Ndërkaq rreth orës 14:45 ai do të jetë në selinë e Partisë Demokratike, për një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndryshe nga herët e tjera Basha nuk pritet të jetë i vetëm në këtë takim.

Kreu i Partisë Demokratike do të jetë i shoqëruar nga krerët e partive aleate të opozitës, të cilët do të informojnë të dërguarin e Washingtonit rreth situatës në vend.

Hoyt Brian Yee do të ketë një takim edhe me zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, deputetët Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: