Protestat, zgjohet Presidenti Meta: I bëj thirrje qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur. Policia të distancohet nga dhuna

Politika

Pas tre ditë protestash është zgjuar Presidenti i Republikës, Ilir Meta që ka reaguar në lidhje me protestat në mbarë vendin, prej tre ditësh kundër rritjes së çmimeve.

Meta i bën thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët.

Kreu i Shtetit i tërheq vëmendjen policisë për t’u distancuar nga dhuna. “I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.
Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, deklaron Meta në rrjetet sociale në Facebook.