Pyetje shkurt, për këtë “Jugosllavinë e Re”

Opinion

Sulejman ABAZI /

Europa e “komisionerëve” po vdes dhe po shkon drejt thërrmimit. Nëse doni të kuptoni se çfarë do të ndodh në Europe dhe në BE, vini veshin çfarë deklaron Merkel.

Mos u ngatërroni në deklarata komisionerësh bytheç, që nuk dinë ku kanë bythët e tyre dhe ecin sipas mëndësive të vëndeve nga vijnë.

Këtu ka një gjë shumë të qartë.

Janë objektivat gjeostrategjik të SHBA-ve dhe përplasja e tyre me objektivat e BE-së dhe ato ruse, ato që vulosin gjithçka edhe në Europe edhe në Ballkan.

Dhe sigurisht këtu fiton më i forti.

Shkurt, nëse SHBA-të harxhuan miliarda për ta shpërbëre këtë ish-Jugosllavi, ku guxon një bytheç si Han të dalë kundër dhe të na krijojë një “Jugosllavi te Re”. Bëjëni mëndjen top, Ballkani do të qetësohet kur të formatohet një Shqipëri me kufijte e saj natyral dhe një Serbi me territoret me popullsi serbe.

Po ju parashtroj disa pyetje:

  • Pse Kosova nuk bashkohet me Shqipërinë, nuk do vet Kosova, nuk do Amerika apo nuk do BE-ja?
  • Pse Maqedonia nuk ndahet, por do të shqiptarizohet dhe demokratizohet?
  • Pse Mali i Zi u fut në NATO dhe pse pranoi të krijojë komunën e tretë shqiptare [më vonë do të krijohet edhe një e katërt]?
  • Pse Bullgaria ra dakort me Maqedoninë për gjuhën dhe Kishën? Pas Greqia pranon për ndryshimin e emrit të propozuar për Maqedoninë?
  • Pse është hapur luftë frontale në vëndet e Ballkanit Perëndimor kundër ndikimit rus?
  • Cila është e ardhmja e BE-së, kjo që shihet sot që po e con në therrmim, apo ndonjë opsion tjetër politik që e çon në stabilitet?
  • A mund të ecë përpara BE-ja duke ruajtur akoma kufijtë politike brenda saj të Luftës së Dytë Botërore, kur kanë kaluar 75 vjet?
  • Pse po ngrihen zërat për shqiptarizimin e Sanxhakut?
  • Pse Shqipëria u pranua në NATO dhe s’ka për t’u pranuar në BE?
  • Pse SHBA-të në trojet Shqiptare sot kanë bazën më të fuqishme ushtarake të emërtuar Bon Still?
  • Pse detyra e kujdesit për Ballkanin nga SHBA-te i është besuar Gjermanisë?
  • A nuk jemi ne ata që ndonjëherë i quajmë Ramën dhe Vuçiçin djemtë e mirë të Merkelit?
  • Cili është roli i diktuar dhe i kontrolluar i Turqisë drejt Ballkanit Perëndimor?
  • Në fund të fundit, cili është trari i ekuilibrit dhe kontrollit të fuqisë në Ballkan dhe kush e kontrollon dhe e mban këtë tra gjeopolitik, SHBA-të apo BE-ja e komisionerëve?!
  • Cila është gjeopolitika e shteteve ballkanike sot, në raport me objektivat gjeostrategjike të SHBA-ve?

Ka dhe shumë pyetje të tjera për këtë çështje.

Me jepni ju lutem përgjitjet e këtyre pyetjeve, dhe pastaj më bindni edhe mua që paska fuqi ky farë Hani të krijojë “Jugosllavine e Re”.

Broçkulla.

SHBA-të një objektiv apo synim do ta realizojne në çdo kohë, sepse duan ta realizojnë.