Rama apel: Vaksinohu sa më parë! Mbro shëndetin

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë apel për vaksinim. Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar fotot e disa të rinjve të cilët kanë marrë vaksinën.

Rama ben thirrje që ky shembull të ndiqet, duke rekomanduar që qytetarët ta vaksinohen sa më shpejt në pikën më të afërt të vaksinimit.

“Vaksinimi nuk pret!

Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur,” shkruan kryeministri.