“Pagat deri 1 mijë euro në muaj”, Rama ka një thirrje të bujshme për Shqiptarët…
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për emigrantët shqiptarë, të kthehen dhe të punojnë e investojnë në vendin e tyre.
Teksa pagat në Shqiperi kanë shkuar deri në 1 mijë euro në sektorin e turizmit, Rama thotë se të punosh në turizëm në Greqi, Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.
“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, shkruan Rama.