RAMA: LATIFI KA LINDUR ME KËMISHË, HA PARATË E BERISHËS

Politika

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe strategut amerikan të Partisë Demokratike, Chriss Lacivita, gjatë hapjes së fushatës së PS në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se LaCivita ka lindur me këmishë dhe që po i ha paratë kryedemokratit Sali Berisha, duke publikuar video me bufa dhe minj. Nuk dihet se kush e si po paguhet ai!

Pjesë nga fjala e Ramës:

Për këtë prioritet Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërriste kur i lageshin pantallonat.

Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu?

Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj të tillë që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë.

Se që Bufi është Bufi kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi e u soll si ari, deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi tek Bufi si njeri dhe Bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi.