Rama reklamon Fierin, qytetari: Për fasada je njësh, por popullin e le në errësirë

968

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar një video në “Facebook” ku reklamohet Rilindja Urbane në Fier.

Megjithatë shumë komentues i kujtojnë Ramës se duhet të merret me probleme më thelbësorë, duke u shprehur se populli po vdes për bukën e gojës.

“Sa bukur, do kthehem, nuk rri më në Amerikë. Po ku do punojmë? Çfarë do hamë”, shkruan me ironi një komentues. Ndërkaq, një tjetër shprehet: “Mirëmëngjes. Për fasada dhe për reklama je njësh. Por popullin e le në errësirë. A mund të më tregosh se çfarë po eksporton jashtë përveç hashashit. Si mund të jesh në rregull me ekonominë në Shqipëri. Duhet të bësh politika më liberale për sa i përket biznesit të vogël dhe atij të mesëm”




Këtë e pëlqejnë %d blogues: