Kryeministri Edi Rama pas Athinës do të zhvillojë një tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, Greqi më 3 nëntor.
Takimi i radhës mësohet se do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel, me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të diskutuar çështje që prekin emigrantët, duke përfshirë integrimin dhe të drejtat e tyre në vendin pritës.
Rama mbajti një takim me emigrantët më 12 maj në Athinë.
Vizita e Ramës në Greqi konsiderohet një hap i rëndësishëm për të adresuar sfidat dhe nevojat e komunitetit shqiptar atje.