Refugjatët meritojnë solidaritet njerëzor!

1008

arbeni profilProf. Arban MALAJ  /  Fatmirësisht sot ka akoma zëra të arsyeshëm që kërkojnë që kriza e refugjatëve të zbutet, por rruga e vetme është një solidaritet më i madh njerëzore. Ka ekonomistë që argumentojnë se vala e re e emigranteve nuk do të jetë një kosto, por një përfitim për vendet me deficit të lartë demografik, ata do të zbutin pasojat sociale dhe buxhetore të plakjes së popullsisë.

Por në këtë rast më shume se thjeshtë ekonomike, ka një motiv më fisnike që duhet të inspiroj dhe detyroj lideret europian të ofrojnë një zgjidhje për këtë krizë, që në thelb është krizë humanitare.Janë mijëra të vdekur, miliona të larguar pa shpresë nga vendi i tyre, janë disa qindra mijë fëmijë dhe pleq që rrezikohen t’i mbijetojnë dimrit që po afrohet.

Refugjatët duhen trajtuar me më shumë dashamirësi njerëzore. Ata miliona refugjatë që për shkak të luftrave në vendet e tyre, e kanë të pamundur të mbijetojnë në kushtet ekstreme të varferisë dhe pasigurisë, për vete dhe për fëmijët e tyre, meritojnë solidaritet njerëzore. Edhe Shqipëria edhe shqiptarët, duhet të jenë pjesë e këtij solidariteti.

refugjatet ne focus

Duhet të angazhohen dhe ofrojnë mundësi konkrete brenda kapaciteteve tona propocionale. Ashtu siç na kanë ofruar ne si komb, gjatë krizës kosovare. Nuk duhet të presim që të na luten për të qene edhe ne pjesë e këtij qendrimi dhe kontributi human. Edhe pas ngjarjeve tragjike të Parisit, bota ka nevojë të ndaj qartë terroristët nga refugjatët.

Refugjatet meriotojnë solidaritet njerezore, si përballimin e kësaj krize edhe për një të ardhme më të mirë. Pa dyshim duke filluar nga vendi i tyre, por sigurisht duke mos i lene në këto situata kritike në mëshirën e fatit të tyre të keq.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: