RRUGA DREJT BE / GREQIA VENDOS BARRIERËN E PARË NDAJ SHQIPËRISË

Politika

Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të paketës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Qeverise Rama.

Gazeta greke “Ekathimerini” thotë arsyeja për këtë qëndrim është shkelja e vazhdueshme të të drejtave të Fredi Belerit. Grupi i parë i çështjeve themelore që çdo vend kandidat duhet të zgjidhë përfshihet në 5 kapituj që kanë të bëjnë me: Autoritetin gjyqësor dhe të drejtat themelore; gjyqësori, liria dhe siguria; prokurimi publik; statistika; dhe kontrollin financiar.

Vetëm pak ditë më parë u bë publik progres-raporti i vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, me një referencë të nënkuptuar, por të qartë për ndërlikimet në marrëdhëniet greko-shqiptare të shkaktuara nga çështja Beleri.

Gazeta shkruan se Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana merr hapa për të sugjeruar se ka vend për diskutim. Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare.