Nga LUAN PACANI /
Shpresa per një jetë më të mirë, takon dëshpërimin, pasigurinë, realitetin e rreptë, jetën në qiell të hapur në mes të vapës se korrikut, shkopinjtë e gomës se policisë portuale.
Sot u zbrazën sheshet e portit dhe fushat e sportit dhe emigrantët e rinj të ardhur nga Sudani, Bangladeshi dhe Egjipti, që u transportuan me autobusë në ambjentet e një fabrikë të braktisur, në pritje të një urdhri tjeter.
Në brigjet jugore të Kretes vazhdojnë zbarkime të reja emigrantësh që kanë vënë në alarm autoritetet e Kretes por dhe vete qeverinë Micotakis. Një dëshpërim i jashtëzakonshëm i atyre njërezve që kanë braktisur Atdheun e tyre në kërkim të një jete më të mire.
Samiu, një i ri nga Sudani i cili eshte dhe zëri i emigrantëve të rinj thotë: Per të realizuar rrugëtimin e shpresës pritëm 4 muaj në Libi. Rrugëtimi ishte pothuajse i pasigurte,mbusheshin gomonet pa llogaritur që ne ishim njerez e mund të mbeteshim nga çasti në çast. Na morën nga 3500 euro per njëri duke na premtuar Evropën, as që na shkoi në mëndje që do vinim në ishullin e Kretes. Këtu na përplasën në një shesh të portit në kushtet më çnjerëzore. Ne nuk jemi pushtues,jemi emigrantë ekonomik. Kam ikur nga Sudani per shkak të luftës civile. Ënderra ime ështe të arrij në France ose në Angli. Dua të studioj, nuk dua të qëndroj në Greqi” Emigrantet e tjerë janë nga Egjipti e Bangladeshi. Egjipti eshte një vënd pa luftë, me një politikë të qëndrueshme dhe shkaku i largimit të tyre janë kushtet ekonomike. Emigrantet e rinj dhe qëndrimi i rreptë dhe i prerë i ministrit të Emigracionit dhe Azilit ,Thanos Plevris. Ministri Plevris deklaroi prerë në Kanalin televiziv SKAI, duke dhënë një mesazh të rreptë në lidhje me emigrantet e rinj që zbarkuan e vazhdojnë të vijnë dhe të tjere në Kretë. ” Egzistojnë të gjitha mundësitë e ndalimit të të gjitha varkave , gomoneve e anijeve që sjellin emigrantë të paligjshëm që në det të hapur “.
Minisrti i Emigracionit e Azilit që përfaqëson rrymën e ekstremit të djathtë në qeveri theksoi se: “Nuk do të lejojmë më pushtim me varka e gomone nga Afrika e Veriut.Kjo që po ndodh këto ditë në Kretë eshte jashtë cdo parashikimi. Nuk e duam programin e BE per emigrantët, le ta ndërpresin që tani.
Nqs nuk miratohet azili, menjëherë duhet të largohen në Atdheun e tyre. O bashkëpunoni me ne për t’u larguar nga Greqia, ose në të kundert 5 vjet burg për ata që nuk largohen” deklaroi ministri grek i Emigracionit .
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.