Poezi nga Shire Dhima /
Sa herë ngjesh furkën në brez
Të mbush fijet e jetës diku dobësuar
Të tjerr bashkë me to dhe rrezet çdo mëngjes
Të mbush me çakull ndonjë rrugë të harruar .
Sa here me e furkën filloj të tjerrë
Ëndërrat që diku janë harruar
Ti qëndis me ndonjë lule të vogel shqerrë
Kur pranvera me bubza të ketë filluar.
Sa herë rrok furkën të ndërroj fije
Ylberin sa kam mbledhur në prehër
Ngjyrat që kanë sy shkëndije
Mbi fijet do filloj ti tjerrë .
Sa herë furkën e lidh në bel
Si kitarë me duken fijet që dridhen
Nga shpirti një zë i ëmbël më del
Muzikat e jetës mbi fije shtëllizen.
Sa herë me furkën tjerr fijet gjithë melodi
Këngët e shpirtit rezonojnë mbi fije
Jeta qënka e pazbuluar, mister dhe magji
Nuanca melodije, të mbështjell me drit dhe hije.
Sa herë marrë furkën të tjerrë ndonjë dritë
Për fijet e botës ngatërruar me nyje
Dikujt janë mbytur thellë gjemit
Të zhukë njerëzimin pa kurrfarë arsye.
Sa herë marrë furkën të tjerrë ndonjë shpresë
Për njerëzit e mbytur me pika agonie
Do ti lutem diellit, të dalin prej resë
Mbi njerëzit drita fikur, t’u zbres drit perëndie