Sako merr fitoren në Durrës: “Do ta filloj punën nesër në mëngjes”

Aktualitet

Deklarata e Emirjana Sakos pak para përfundimit të numërimit në KZAZ 21. Sako ka treguar që kanë pasur pritshmëri si dhe falenderon të gjithë për mbështetjen.

Më tej, kryetarja e cila do ta drejtojë Durrësin për 4 vitet e ardhshme, ka për të filluar nga puna që ditën e nesërme dhe se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim.

Gazetarja: Prisnit rezultat me 10 mijë vota përballë Igli Carës?

Emirjana Sako: Kishim sondazhet tona dhe pritshmëritë. Kishim dhe pritshmëri. Dua të falenderoj gjithë qytetarët e Durrësit që na mbështetën. Do të fillojmë nga puna menjëherë për të filluar projektet. Do t’u shërbej të gjithëve njësoj, dera është e hapur për të gjithë pa dallim. Do ta filloj punën nesër në mëngjes.

Në Bashkinë Durrës.

Nga përditësimi i fundit në KQZ, janë numëruar 315 QV nga 342 në total.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Latif Cara ka fituar vetëm 44.53% të votave ose thënë ndryshe 35884 vota. Ndërkaq, kryetarja aktuale e Durrësit, ka siguruar një tjetër fitore me 44692 vota nga 315 QV.