Selanik: Përleshje midis shqiptarëve dhe grekëve, një dërgohet në spital.

Greqi

Një episod i përgjakur ndodhi menjëherë pas mesnatës së së Premtes në një kafene në Proxoma të Selanikut. Sipas portalit Thestival.gr, një grup grekësh u përleshën me një grup shqiptarësh për arsye të parëndësishme. Njëri nga shqiptarët nxorri thikën dhe plagos në bark një 35-vjeçar nga shoqëria e Grekëve. 35-vjeçari u transferua në Qendrën Shëndetësore Koufalia. Për shkak të seriozitetit të traumës u konsiderua e nevojshme transferimi i tij në Spitalin e Hipokratit.

Policia po heton ngjarjen.